Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.
Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku e cilësoi vlerësimin si një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë, shkruan Top Channel.

