Kosova e dyta në Evropë për borxhin më të ulët publik, sipas projeksioneve për vitin 2031

1 Min. Leximi

Kosova pritet të renditet ndër vendet me borxhin publik më të ulët në Evropë, duke zënë vendin e dytë në listën e projeksioneve për vitin 2031, pas Lihtenshtajnit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), borxhi publik i Kosovës parashihet të jetë 22.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në këtë renditje, Kosova lë pas vende të zhvilluara evropiane si Irlanda, Norvegjia, Danimarka, Suedia dhe Zvicra.

 

Renditja dëshmon nivelin relativisht të ulët të borxhit publik të Kosovës në krahasim me ekonomitë e tjera evropiane. Megjithatë, borxhi i ulët nuk është treguesi i vetëm i shëndetit ekonomik, pasi rëndësi kanë edhe rritja ekonomike, investimet dhe standardi i jetesës.

Burimi: FMN, World Economic Outlook, tetor 2026.

Least indebted governments in Europe, 2031 forecast (% of GDP)

1. 🇱🇮 Liechtenstein: 0.5%
2. 🇽🇰 Kosovo: 22.7%
3. 🇦🇩 Andorra: 24.1%
4. 🇮🇪 Ireland: 24.1%
5. 🇳🇴 Norway: 26.0%
6. 🇩🇰 Denmark: 26.3%
7. 🇧🇾 Belarus: 26.9%
8. 🇷🇺 Russia: 30.7%
9. 🇸🇪 Sweden: 30.7%
10. 🇨🇭 Switzerland: 35.9%

Source: IMF World Economic Outlook, October 2026

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull