Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit, por të margjinalizuar në qendër të qytetit!

1 Min. Leximi

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë në pah kontrastin ndërmjet përfaqësimit të tyre në komunat periferike dhe atyre qendrore.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët përbëjnë shumicën në 13 nga gjithsej 17 komunat e Rajonit të Shkupit.

Në këto 13 komuna jetojnë 167.926 shqiptarë, përkatësisht 43,29 për qind e popullsisë, kundrejt 141.874 maqedonasve. Kjo do të thotë se shqiptarët janë grupi më i madh etnik, me 26.052 banorë më shumë.

Megjithatë, Nevzati thekson se në katër komunat qendrore, Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Kisella Vodë, shqiptarët kanë mbetur me përfaqësim shumë më të kufizuar.

Ai këtë realitet e cilëson si paradoks historik dhe e lidh me politikat e dikurshme të banimit, urbanizimit, investimeve publike dhe diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve.

“Shkupi është më shumë se qendra e tij. Edhe historia e tij është më e gjerë se ajo që shohim sot në qendër!”, thekson Nevzati.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull