Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se sot në Qeveri, ka informuar ambasadorët e BE-së, për progresin në Agjendën Reformuese.
“Sot informova ambasadorët e BE-së për progresin në Agjendën e Reformave.
16 nga 21 hapa janë në rrugë për t’u njohur — që nënkupton rreth 70 milionë euro të lidhura drejtpërdrejt me reformat.
Fokusi ynë mbetet te rezultatet: institucione më të forta, qeverisje më e mirë dhe përfitime konkrete për qytetarët.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, ka deklaruar Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali informon Ambasadorët e BE-së për progresin në Agjendën e Reformave

Ndani këtë artikull
