Shkup, 2 shkurt – Studentët kanë paralajmëruar protestë masive të hënën para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup.
Nga “Rezistenca Studentore” thonë se u është premtuar pagesa e bursave për muajt nga tetori e në vazhdim, por llogaritë e transaksioneve të tyre kanë mbetur bosh. Me ato mjete mbuluan shpenzimet e regjistrimit në semestër.
Pavarësisht njoftimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës se bursat për muajin tetor dhe pjesa tjetër do të paguhen më 1 shkurt si afat, sot llogaritë tona të transaksionit mbetën bosh. Fonde që sot nuk i kemi dhe jemi të detyruar t’i përdorim për të mbuluar shpenzimet e regjistrimit në një semestër dhe shpenzimet e tjera të studimit në vazhdim.
Po ashtu, prej dy vitesh po thyejnë të gjitha afatet për fillimin e rikonstruksionit të konvikteve studentore, të cilat janë në kushte nën standarde dhe shumë herë deri më tani është premtuar se rikonstruksioni do të nisë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.