Profesoresha Imrane Morina i bashkohet Lëvizjes BESA, Kasami: Vlerë e shtuar për VLEN-in

1 Min. Leximi

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi publik se Dr. sc. Imrane Morina i është bashkuar angazhimit politik në kuadër të Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN.

Sipas Kasamit, Morina është doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi, me një përvojë të gjatë në çështje publike dhe angazhim qytetar. Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Gjithashtu, Dr. Morina ka qenë kandidate për deputete si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë, duke dëshmuar përfshirje aktive në proceset politike në të dy vendet.

“Kontributi i saj do të jetë shumë i çmuar për Lëvizjen BESA dhe VLEN-in. I urojmë mirëseardhje!”, ka shkruar Kasami në postimin e tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull