Më 01.02.2026, rreth orës 15:25, në rrugën Manastir–Makovë, zyrtarë policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria P.G. (22) nga fshati Noshpal, rrethina e Manastirit, pasi gjatë kontrollit në trafik me radar, policia konstatoi se ai drejtonte një automjet të tipit “Audi” me targa të Manastirit me shpejtësi prej 139 km/orë, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 60 km/orë.
“Më 01.02.2026, në orën 15:25, në rrugën Manastir-Makovë, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria P.G. (22) nga f. Noshpal, rrethina e Manastirit. Gjatë kontrollit në trafik me radar, nëpunësit policorë konstatuan se ai drejtonte një automjet udhëtarësh ,,Audi” me targa të Manastirit me shpejtësi prej 139 km/h, ku shpejtësia është e kufizuar në 60 km/orë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thueht në njoftimin e policisë.

