Ndërpritet qarkullimi në trafik për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

1 Min. Leximi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Strugë-vendkalimi kufitar Qafë Thanë.

Nga atje poashtu njoftojnë se nga sot (08.01.2026) në fillim në orën 10:00 në vendkalimin kufitar “Niki” (Mexhitlija) do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve të rënda e cila do të vlejë deri më 10.01.2026

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull