Vrasje gjatë natës së Vitit të Ri në Çarshinë e Vjetër në Shkup

1 Min. Leximi

Një person është vrarë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë një incidenti që ndodhi në Shkupi, në Çarshinë e Vjetër të Qytetit, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Sipas deklaratave të tij, viktima është shtetas turk, ndërsa vepra penale është kryer me një mjet të mprehtë.

“Ne kemi një person të vdekur dhe një person me lëndime të rënda trupore. Si vrasja ashtu edhe lëndimi i rëndë trupor janë kryer me thikë. Ekzistojnë persona të dyshuar, por në këtë moment nuk mund të jap më shumë detaje, sepse njëri prej tyre është në arrati”, deklaroi Toshkovski.

Ministri theksoi se në ngjarje kanë marrë pjesë më shumë persona dhe të gjithë të përfshirët janë shtetas të huaj.

Hetimi është në vazhdim, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për gjetjen e personit të dyshuar.

Përveç vrasjes, gjatë natës së Vitit të Ri në Shkup janë regjistruar edhe shtatë persona të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Toshkovski informoi se në të njëjtën periudhë në territorin e kryeqytetit janë regjistruar gjithsej 23 aksidente rrugore, nga të cilat dy kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull