Bekim Sali dhe funksionarë të lartë të VLEN-it mirëpresin në sheshin “Skënderbeu” ministren Spiropali

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës Bekim Sali ka njoftuar se në sheshin “Skënderbeu” në Shkup kanë mirëpritur Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
“Kisha nderin që sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ta presim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
Së bashku nderuam figurën kombëtare të Gjergj Kastriot – Skënderbeut, në sheshin “Skënderbeu”, me vendosjen e kurorës.
Programin e pasuruan edhe aktivitetet kulturore, me interpretimin e Dea Taipit, Korin e Shkollës Fillore “Liria”, si dhe SH.K.A. “Karshiaka”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull