Gani Maksuti: Siguria dhe shëndeti në punë janë themeli i një të ardhmeje më të drejtë

2 Min. Leximi

Drejtori i Inspektoratit të Punës Gani Maksuti ka deklaruar sot se siguria dhe shëndeti në punë është prioritet për një të ardhme mnë të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë punëtorët.
“Inspektorati Shtetëror i Punës
Siguria dhe shëndeti në punë prioritet për një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë punëtorët!
Sot, nisëm një projekt të rëndësishëm që do të vendosë standarde të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në vendin tonë. Ky projekt është një hap thelbësor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të drejtë, ku kujdesi për punëtorët dhe siguria e tyre janë në qendër të politikave ekonomike dhe shoqërore.
Në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe Bashkimin Evropian, do të punojmë në forcimin e institucioneve, përmirësimin e sistemit të të dhënave, zhvillimin e strategjisë së re dhe krijimin e kulturës së vendeve të sigurta dhe të shëndetshme të punës.
Vizioni ynë është i qartë:
Maqedonia e Veriut vend i vendeve të sigurta të punës,
punëtorë të trajnuar dhe të mbrojtur,
punëdhënës që e dinë se investimi në siguri është investim në sukses.
Falënderoj të gjithë partnerët dhe ekspertët që po kontribuojnë në këtë mision të përbashkët për një shoqëri më të drejtë, më humane dhe më të sigurt për të gjithë”, ka deklaruar Ganiu.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull