Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Kurti: Qytetarët në regjistrimin e popullsisë mund t’i deklarojnë edhe dëmet në njerëz gjatë luftës

Përditësimi i fundit: 2024/04/05 at 2:06 PM
Publikuar April 5, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje
Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka mbajtur takimin e shtatë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarët e komunave, me qëllim të bashkërendimit të ndërinstitucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal në shërbim të qytetarëve, raporton Anadolu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me kryetarët e komunave, tha se e gëzon fakti që buxheti i komunave sivjet është 742 milionë euro, 195 milionë euro më shumë se sa në vitin 2021, kur ka filluar mandatin qeveria e udhëhequr nga ai.

Duke folur për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, Kurti tha se nevojitet bashkëpunim i ngushtë edhe mes Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe komunave. Ai tha se cilësia e të dhënave nga pyetësorët është vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore edhe lokale, për planifikim, e zbatim më të drejtë.

“Në këtë regjistrim të popullsisë për herë të parë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta 1998-1999, në ekonomitë familjare të popullit tonë. Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, plagosur apo të burgosur. Më saktësisht kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999”, theksoi Kurti.

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati kërkoi nga kryetarët e komunave që të mbështesin stafin që është në terren nga komuna përkatëse, sepse qëllimi është që asnjë familje dhe individ të mos mbetet pa regjistruar.

Ai tha se regjistrimi i popullsisë është obligim ligjor dhe dënimet për mospjesëmarrje në regjistrim janë nga 20 deri në 2 mijë euro. “Një person i cili nuk është në evidenca, në regjistra edhe shërbimet, duke filluar nga komunat dhe niveli qendror, llogaritet që nuk ekziston”, theksoi Kastrati.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se informacioni i grumbulluar nga sistemet e zakonshme të regjistrimit të popullsisë përdoret për qëllime planifikimi, buxhetimi dhe taksimi; për përcaktimin e përmbushjes së kritereve për të zgjedhur dhe për të patur akses ndaj arsimimit, kujdesit shëndetësor, sigurimeve shoqërore, sistemeve të ndihmës ekonomike dhe pensioneve.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë filloi më 5 prill dhe përfundon më 17 maj.

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: #Regjistrimi, kurti
3shi.net 5 Prill, 2024 April 5, 2024
Artikulli i mëparshëm Kasami: Stadiumit i erdhi dita!
Artikulli tjetër Rritet në 33.091 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ministri i Jashtëm Fidan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët në çdo fushë

    3shi.net January 15, 2025
    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon
    Hyri për ta gjetur fatin, por e gjen vdekjen, 62 vjeçari vdes në kazino
    VIDEO) Qeveria do të ndajë mbi 4 milionë euro për blerjen e inventerëve nga qytetarët
    Taravari: Ju kujtojmë vulistëve, nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë, fatin politik e keni të vulosur
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

    May 18, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?