Presidenti bullgar: “Bota serbe”: Kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

1 Min. Leximi

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, shkruan aktuelno.me.

“Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë problem shumë më seriozisht. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne”, theksoi Radev.

Deklarata e tij u raportua gjerësisht nga mediat shqiptare dhe ato të Kosovës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull