Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Xhaferi dhe kryeministri Kovaçevski nesër japin dorëheqje

Përditësimi i fundit: 2024/01/24 at 2:10 PM
Publikuar January 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas “Marrëveshjes së Përzhinos” të arritur në qershor të vitit 2015 për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend, qeveria e rregullt jep dorëheqje dhe 100 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare zgjidhet një qeveri teknike

 

Contents
Sipas “Marrëveshjes së Përzhinos” të arritur në qershor të vitit 2015 për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend, qeveria e rregullt jep dorëheqje dhe 100 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare zgjidhet një qeveri teknikeShkup
Shkup

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të japin dorëheqje, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen më 8 maj të këtij viti, raporton Anadolu.

Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Xhaferi në një deklaratë për media pas takimit të sotëm me gazetarët.

Sipas “Marrëveshjes së Përzhinos” të arritur në qershor të vitit 2015 për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend, qeveria e rregullt jep dorëheqje dhe 100 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare zgjidhet një qeveri teknike.

Pikat e “Marrëveshjes së Përzhinos” janë pjesë e Ligjit për Qeveri, ku ndër të tjera janë paraparë disa funksione ministrore dhe zv/ministrore për opozitën.

Në dhjetor të vitit 2023, liderët politikë në Maqedoninë e Veriut ranë dakord për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është rënë dakord të mbahet më 24 prill 2024, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj 2024.

Në deklaratën për media, Xhaferi tha se duke marrë parasysh specifikën e zgjedhjes së qeverisë teknike, si produkt i “Marrëveshjes së Përzhinos”, afatet për zgjedhjen e qeverisë së re janë shkurtuar dhe nuk janë si afatet e rregullta për zgjedhje të qeverisë.

“Paraprakisht, në koordinim dhe në marrëveshje me kryeministrin, kemi pasur një takim të mëparshëm dhe kemi përcaktuar afatet bazike. Pra, duke marrë parasysh detyrimet që mbarojnë sot në lidhje me konferencën ndërkombëtare që mbahet në vendin tonë, ramë dakord që afatet të fillojë nesër për dorëheqje dhe për hapjen e rrugës për mbajtjen e seancës për konstatimin e dorëheqjeve, që nënkupton ndërprerjen e funksioneve të qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit”, tha Xhaferi.

Ai sqaroi se pas dorëheqjes së kryeministrit aktual, Kovaçevski, presidenti i shtetit duhet të njoftohet se qeveria është në dorëheqje.

Xhaferi tha se të premten Kuvendi duhet të konfirmojë dorëheqjen e qeverisë dhe pret që presidenti i vendit në të njëjtën ditë ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Sipas marrëveshjes mes partnerëve qeveritarë LSDM dhe BDI, 100 ditët e fundit kryeministri duhet të jetë nga radhët e BDI-së. Kjo parti ka marrë vendim që për mandatar të qeverisë teknike të propozojë pikërisht kryetarin aktual të Kuvendit, Xhaferi, i cili për këtë shkak duhet të japë dorëheqje nga posti aktual.

“Këto afate do të fillojnë nesër, më datë 25, me dorëheqjet, do të vazhdojnë në seancën e radhës në datën 26 me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, caktimin e një mandatаri, supozoj në datën 26 nga presidenti i shtetit. Paraqitja e propozim-programit dhe propozim-përbërjes së qeverisë më 27 në Kuvend dhe me këtë hapet rruga që më 28 të thirret seanca e re në të cilën do të zgjidhej qeveria teknike”, tha Xhaferi.

I pyetur për përbërjen e qeverisë së re, përkatësisht për pjesëmarrjen e opozitës në qeverinë teknike, Xhaferi shkurt u shpreh se, “Qeveria do të jetë konform kushtetutës dhe ligjit”.

TOP Lajmet

Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët
Lajme Politikë
Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai
Lajme Politikë
ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai
Lajme Politikë
Gashi përkujton Komandant Harun Aliun: Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat
Lajme Politikë
Për ndeshjen ndaj Serbisë, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit
Sport
Distancohet nga Taravari kryetarja e Forumit të Grave të ASh-së: Nuk hesht përpara përqafimit me BDI-në
Lajme
ETIKETUAR: Kovacevski, qeveria teknike, Talat Xhaferi, toplajm
3shi.net 24 Janar, 2024 January 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Renditja e IFFHS/ Superliga shqiptare fiton 25 pozicione në 2023, Seria A e para në botë
Artikulli tjetër Tërhiqet propozimi që Lubomir Joveski të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmeSport

    Shkëlqen Zhegrova, dy gola në barazimin e Lillet

    3shi.net September 21, 2024
    VLEN: Interpelanca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment kundër NATO-s
    Safije Sadiki Shahini mori zyrtarisht detyrën si zv/ministre në Ministrinë e Sportit
    Raport i rremë për një bombë në Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë
    Tragjedia në Koçan, në Kuvend do të bëhen ndryshime ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Aleanca e Taravarit braktisë qeverinë, shkon në opozitë

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Gashi përkujton Komandant Harun Aliun: Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat

    May 12, 2025
    Sport

    Për ndeshjen ndaj Serbisë, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit

    May 12, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?