Parlamenti Evropian riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të vendit

2 Min. Leximi

Në kuadër të shkëmbimit dy-ditor të përvojave në Parlamentin Evropian në Bruksel më 9-10 qershor 2026, mbi mbikëqyrjen demokratike, transparencën dhe llogaridhënien, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit Evropian Alesandro Kjoketi.

Në takim, Dimovska shprehu mirënjohjen e saj ndaj Parlamentit Evropian për mbështetjen e tij të fortë dhe qëndrimin e qartë e parimor në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si një investim strategjik në paqe, stabilitet, demokraci dhe prosperitet në të gjithë Evropën. Duke theksuar se metodologjia e rishikuar e zgjerimit të BE-së përfshin parlamentet nacionale për herë të parë, ajo theksoi rolin e tyre kyç në proceset e demokratizimit.

Sekretari i Përgjithshme Kjoketi nënvizoi se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se çdo vend duhet të gjykohet sipas meritave të veta, dhe në emër të shërbimit të Parlamentit Evropian shprehu mbështetje për anëtarësimin e vendit dhe gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë me të gjitha reformat e nevojshme.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi kodet e etikës në të dy dhomat legjislative, atë ekzistues në Parlamentin Evropian dhe atë që duhet të miratohet në Parlamentin e Maqedonisë.

Ata ranë dakord që forcimi i kapaciteteve parlamentare është bërë një pjesë e rëndësishme e të gjitha fazave të procesit të anëtarësimit, ku qëllimi është ndërtimi i institucioneve demokratike më të forta, më të përgjegjshme dhe transparente, me një fokus të veçantë në rritjen e efektivitetit, llogaridhënies dhe transparencës së parlamenteve.

Së fundmi, Dimovska nënvizoi se ne e konsiderojmë Parlamentin Evropian si partnerin tonë natyror dhe i bëri një ftesë Kjoketit për të vizituar Parlamentin, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull