Stefkovski dhe Aliu nënshkruan marrëveshje për ndërtim të një ambulance të re në Autokomandë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim midis Komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përcakton qartë detyrimet e të dy institucioneve për ndërtimin e një ambulance të re në Autokomandë.

“Një ambulancë e re në Autokomandë po bëhet realitet. Po fillojmë një procedurë për realizimin e një prej kërkesave kryesore të banorëve të Autokomandës – një ambulancë të re, moderne dhe funksionale. Me këtë marrëveshje, po hapim rrugën për një ambulancë të re në Autokomandë, me çfarë barakat e vjetra do të shkojnë në histori”, theksohet në postimin e Komunës së Gazi Babës në Fejsbuk.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull