Struga përballë fushatës më të ulët të viteve të fundit

1 Min. Leximi

Ndërsa qytetarët e Strugës po përpiqen ta ruajnë qetësinë dhe dinjitetin e tyre në këto ditë vendimtare, fushata politike ka marrë një kthesë të shëmtuar.

Një rrjet i tërë profilësh të rrejshme ka shpërthyer në mediat sociale, duke shpifur, trilluar dhe përhapur dezinformata me qëllim të vetëm: të njollosin emrin dhe figurën e Mendi Qyrës, njeriut që për herë të parë i dha Strugës shpresën për ndryshim.

Në këtë atmosferë toksike, dallohet një dritë: qytetarë dhe intelektualë të ndershëm, të papërfshirë në politikë, po ngrejnë zërin publikisht kundër kësaj fushate të ndyrë.
Ata po mbrojnë jo vetëm një individ, por vetë vlerën e dinjitetit qytetar, që për vite është nëpërkëmbur nga makineria e shpifjeve dhe manipulimeve.

Struganët po dëshmojnë se janë lodhur nga gjuha e urrejtjes, nga frika dhe nga poshtërimi. Ata po zgjedhin të flasin me dinjitet, me votë, me kulturë, dhe me besim se e vërteta nuk mund të njollosej kurrë nga gënjeshtra.

Ju përcjellim disa nga reagimet e tyre, të cilat dëshmojnë qartësisht angazhimin dhe përgjegjësinë qytetare përballë propagandës dhe sulmeve virtuale./ZYRTARE.net

Në vazhdim ua sjellim disa nga reagimet në rrjetet sociale

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull