Sot marshim në Tiranë, sensibilizim për situatën në Gaza

1 Min. Leximi

Sot në orën 17:00 në Tiranë do të zhvillohet një marshim si sensibilizim për situatën që po ndodh në Gaza.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Marshimi që do të mbahet në sheshin Skënderbej është organizuar nga një grup qytetarësh shqiptarë dhe të huaj si pjesë e grupimit “Palestina e lirë”. Marshimi është reagim edhe për ndalimet e rreth 500 aktivistëve humanitarë të Global Sumud Flotilla, ku mes tyre është edhe një mjeke shqiptare.

Ky tubim, sipas organizatorëve, synon të shprehë solidaritet, të kërkojë zotimin për paqen, lirinë e popullit palestinez dhe respektimin e të drejtave njerëzore ndërkombëtare.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull