Ibrahimi: Ata përpara se të akuzojnë le të përgjigjen pse nuk e zbatuan Ligjin për përdorimin e gjuhës nga viti 2018 e këndej?!

2 Min. Leximi

I pyetur për uniformat e policisë, Ibrahimi theksoi se tenderi është hapur për veshjet, e jo për simbolet. Ai nënvizoi se ekziston një marrëveshje parimore me partnerët e koalicionit që të respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, edhe kur bëhet fjalë për uniformat policore.

“Ligji për përdorimin e gjuhës është miratuar në vitin 2018. Ata gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kanë zbatuar ligjin, nëse ai ka qenë i detyrueshëm për uniformat e policisë. Para se të bëjnë akuza, le të përgjigjen pse nuk e kanë zbatuar. Në vitin 2023 u soll edhe një Rregullore që përcaktonte përdorimin e shqipes në uniformat e policisë, por as ajo nuk u zbatua. A kanë pasur frikë, apo nuk kanë pasur interes ta përdorin shqipen? Dua të theksoj se tenderi i hapur është vetëm për veshje, jo për logot dhe mbishkrimet. Ne kemi një marrëveshje parimore me partnerët tanë qeveritarë që ligji të respektohet gjatë vendosjes së emërtimeve përkatëse në uniformat e policisë”, deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi: Nuk kishte asnjë arsye që shtetasit e Maqedonisë të ndahen në rezidentë dhe jorezidentë!

Në intervistë, Ibrahimi u pyet edhe për përfshirjen e diasporës në jetën politike të Maqedonisë së Veriut dhe kontributin e tyre. Ai kritikoi BDI-në, duke e akuzuar se ka poshtëruar dhe nënçmuar rolin e diasporës me kategorizimin “rezident” dhe “jorezident”.

“Fillimisht dua të theksoj se shpikja e ndarjes në rezidentë dhe jorezidentë u bë nga ata. Nuk kishte asnjë arsye për këtë, dhe përfundimisht ky kategorizim u rrëzua. Kushdo që ka shtetësi të Maqedonisë së Veriut është banor i këtij vendi, pa dallim nëse jeton këtu apo jashtë. Ne do të punojmë që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë të bëhet mbi kritere të drejta, pa stratifikime të tilla. Nuk duhet të jemi injorues apo poshtërues ndaj diasporës, por vlerësues të kontributit që ata japin për zhvillimin e vendit tonë”, theksoi Ibrahimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull