Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në hapjen e shtabit lokal në Fushë Topanë, ka deklaruar se ku do që lëvizin nëpër Çair, po vërehet vullneti dhe bindja se ndryshimi që ka ndodhur duhet të vazhdojë.
“Sonte, së bashku me kandidatin për kryetar komune të Çairit, Izet Mexhiti, bartësin e listës për Çairin, Muhamed Murtezin, bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Zekerija Berishën, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, si dhe shefin e shtabit të Çairit, Besim Kokën, hapëm shtabin lokal në Fushë Topanë, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Kudo që po lëvizim nëpër Çair, po vërehet vullneti dhe bindja se ky ndryshim që ka ndodhur, duhet të vazhdojë.
VLEN është shpresë, garanci për një të ardhme me themele të shëndosha”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ibrahimi: VLEN është shpresë, garanci për një të ardhme me themele të shëndosha

Ndani këtë artikull