Gashi: Me nxënës të shkollave të mesme shënuam Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në seminarin edukativ njëditore “Demokracia dhe Kuvendi”, me nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë shteti, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
“„Sot, në seminarin edukativ njëditor „Demokracia dhe Kuvendi“ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë shteti, e shënuam Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Demokracia është detyrimi ynë i përbashkët—liri, barazi dhe respekt që ndërtohen çdo ditë me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.“
Aktivizmi rinor është oksigjeni i demokracisë: bashkohuni në organizata shkollore dhe rinore, ndiqni debatet publike, dërgoni pyetje dhe propozime te deputetët dhe bëhuni vullnetarë në komunitetet tuaja. Zëri dhe veprimi juaj e bëjnë shtetin më të drejtë dhe më të fortë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë!”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull