Ibrahimi: Babai im do t’i gëzohej Ligjit për zyrtarizimin e medresesë

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni i pyetur rreth tre gjërave me të cilat do të mburrej para babait të tij, e treta që u përmend ishte se babai i tij, do të gëzohej me Ligjin që mundësoi zyrtarizimin e medresesë.

“ Dhe mendoj që babai im do të kishte qenë shumë i lumtur për shkak të miratimit të Ligjit për zyrtarizimin e medresesë. Për shkak se unë në familjen time kam tre ish nxënës të medresesë. Edhe bashkëshortja ime, edhe vëllau edhe shoqja e tij. Ka qenë një çështje shumë vjeçare pse vetëm këtë shkollë nuk e zyrtarizojnë. Cili e pengon këtë shkollë? Pse ata fëmijë çdoherë kur ti vije koha që të shkojnë në fakultet, dikush i pengon? Dhe më vjen mirë që pikërisht në këtë kohë e kisha edhe unë një pjesë të mundësisë që të kontribuojë që kjo shkollë të zyrtarizohet dhe sot plot familje shqiptare e gëzojnë këtë arritje”, deklaroi Ibrahimi.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull