E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

1 Min. Leximi

Shumica e nuseve mbërrijnë në dasmën e tyre me veturë, por një fermere nga Somerset i habiti të gjithë fundjavën e kaluar, duke zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të shkuar në kishë.

Victoria Lee, 37 vjeçe, mbërriti në ceremoninë e martesës duke kalëruar mbi lopën e saj të preferuar, “White Chocolate Button”, për të cilën thotë se është “pothuajse shoqja e saj më e mirë”.

Lee, e cila është rritur në një fermë familjare në Dorset, tregoi se që në fëmijëri kishte filluar të kalëronte lopë, pasi familja e saj nuk i lejonte të mbante poni.

“U rrita në fermën e familjes në Dorset dhe nuk na lejohej të kishim poni, kështu që fillova të kalëroja lopë.

Mendova: pse të mos e trajnoj White Chocolate Button që të më çojë në kishë?”, rrëfeu ajo.

Ajo kishte provuar të trajnonte edhe një lopë tjetër, të quajtur Basil, por ajo nuk e kishte pranuar idenë, shkruan BBC

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull