Të punësuarit në ndërmarrjen publike “Parqe dhe Gjelbërime” vijojnë me reagime

2 Min. Leximi

Kanë filluar të rriten pakënaqësitë dhe mosdurimi nga ana e të punësuarve në ndërmarrjen publike “Parqe dhe Gjelbërime” të cilët për gati tre muaj nuk kanë marrë rrogat e tyre duke filluar nga rroga e qershorit, shkruan Alsat.

Përpos një pjesë që ditë më parë bllokuan bulevardin “Ilinden” në Shkup, tani edhe punonjësit të tjerë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre nëpër rrjetet sociale. Përveç pa rroga, ata kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor. Shumë prej tyre janë me sëmundje kronike, me stenda por ka edhe raste onkologjike.

- Advertisement -

Kryetari i sindikatës SUTKOZ, Stojançe Kashikovski, në një prononcim për Alsat njoftoi se është takuar me kryesinë e ndërmarrjes dhe u është premtuar pagesa e pagave më së voni të mërkurën. Respektivisht se deri të mërkurën do të bëhet pagesa e qershorit, ndërsa e korrikut disa ditë më vonë.

- Advertisement -

“Presim që kjo të ndodhë marrë parasysh faktin se para njëzet ditësh, nga ana e këshillit të Qytetit të Shkupit u votuan subvencione në shumë prej 80 milionë denarë dhe presim që këtë herë udhëheqësia e NP “Parqe dhe Gjelbërime” do të mbajë fjalën dhe do të paguhet paga për këta të punësuar në terminet që na u thanë nga udhëheqësia e NP “Parqe dhe Gjelbërime – Shkup””, tha Stojançe Kashikovski – Kryetar i SUTKOZ.

Punonjësit protestojnë që në fund të qershorit për shkak të pagave të papaguara për muajin qershor dhe përfitimeve të tjera. Ata deklaruan se nëse pagat e tyre për muajin qershor nuk paguhen deri më 22 korrik, do ta bllokojnë përsëri kryqëzimin. Ky afat është tejkaluar moti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull