E pranon Rina Hajdari: BDI nuk e mundësoi Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe

2 Min. Leximi

Deputetja e BDI-së, Rina Hajdari, ka pranuar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës, i miratuar në vitin 2019 dhe që hyri në fuqi në vitin 2020, nuk është harmonizuar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke bërë që provimi të mos mundësohej në gjuhën shqipe.

Gjatë një interviste në Alsat, e pyetur pse deputetët e BDI-së e votuan ligjin pa kërkuar amendamente që do të garantonin zhvillimin e provimit edhe në gjuhën shqipe, Hajdari tha se në atë periudhë nuk ka qenë deputete dhe nuk është në dijeni të rrethanave në të cilat është votuar ligji.

Megjithatë, ajo pranoi se të gjitha ligjet është dashur të harmonizoheshin me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Të gjitha ligjet është dashur të harmonizohen me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe kjo është një gjë të cilën ne e pranojmë. Për një vit është dashur që të gjitha të harmonizohen dhe, për arsye të ndryshme, kjo nuk është bërë. Megjithatë, është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë”, deklaroi Hajdari.

Deklarata e saj vjen në kohën kur çështja e mundësimit të Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe vazhdon të jetë objekt debatesh politike, me kritika ndaj BDI-së për mosveprim gjatë kohës kur ishte pjesë e qeverisë dhe kishte shumicën parlamentare për të ndërhyrë në ligj.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull