𝐀𝐒 𝐋𝐈𝐆𝐉𝐈 𝐏𝐄𝐑 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓, 𝐀𝐒 𝐒𝐓𝐀𝐓𝐔𝐓𝐈 𝐈 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐍𝐔𝐊 𝐄 𝐃𝐄𝐓𝐘𝐑𝐎𝐉𝐍𝐄 𝐃𝐀𝐍𝐄𝐋𝐋𝐀 𝐀𝐑𝐒𝐎𝐕𝐒𝐊𝐄𝐍 𝐓𝐄 𝐋𝐔𝐀𝐉 𝐑𝐎𝐋𝐈𝐍 𝐄 𝐈𝐍𝐒𝐏𝐄𝐊𝐓𝐎𝐑𝐈𝐓!
𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐏𝐑𝐄𝐉 𝐓𝐄𝐉𝐄 𝐊𝐄𝐑𝐊𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐌 𝐓𝐀 𝐑𝐄𝐒𝐏𝐄𝐊𝐓𝐎𝐒𝐇 𝐍𝐄𝐍𝐈𝐍 𝟑𝟒 𝐓𝐄 𝐒𝐓𝐀𝐓𝐔𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐒𝐈𝐏𝐀𝐒 𝐒𝐄 𝐂𝐈𝐋𝐈𝐓 𝐍𝐄𝐍 𝐄 𝐊𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐎𝐁𝐋𝐈𝐆𝐈𝐌 𝐐𝐄 𝐍𝐉𝐄 𝐇𝐄𝐑𝐄 𝐍𝐄 𝐌𝐔𝐀𝐉, 𝐓𝐄 𝐓𝐀𝐊𝐎𝐇𝐄𝐒𝐇 𝐌𝐄 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄𝐓 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐓𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓, 𝐍𝐄 𝐂𝐈𝐋𝐄𝐒𝐈𝐍 𝐄 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄𝐒 𝐓𝐄 𝐓𝐑𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐊𝐎𝐎𝐑𝐃𝐈𝐍𝐔𝐄𝐒!
𝐍𝐄𝐒𝐄 𝐓𝐈 𝐏𝐑𝐄𝐉 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐌𝐀𝐍𝐃𝐀𝐓𝐈𝐓 𝐃𝐎 𝐓𝐈 𝐌𝐁𝐀𝐉𝐄 𝟒𝟎 𝐌𝐁𝐋𝐄𝐃𝐇𝐉𝐄 𝐊𝐎𝐎𝐑𝐃𝐈𝐍𝐔𝐄𝐒𝐄 𝐌𝐄 𝐊𝐄𝐓𝐀 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄, 𝐍𝐔𝐊 𝐃𝐎 𝐓𝐄 𝐊𝐈𝐒𝐇𝐄 𝐏𝐀𝐐𝐀𝐑𝐓𝐄𝐒𝐈 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐔𝐍𝐄𝐍 𝐄 𝐀𝐒𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐍𝐆𝐀 𝐊𝐄𝐓𝐀 𝟏𝟎 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄!
𝐆𝐀𝐓𝐈 𝟒 𝐕𝐈𝐓𝐄, 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐌 𝟑 𝐌𝐁𝐋𝐄𝐃𝐇𝐉𝐄 𝐊𝐎𝐎𝐑𝐃𝐈𝐍𝐔𝐄𝐒𝐄!
PJESË NGA STATUTI I QYTETIT TË SHKUPIT KU PËRCAKTOHEN KOMPETENCAT E KRYETARIT TË QYTETIT TË SHKUPIT:
𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐭
𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟎
Kryetari i qytetit i ushtron kompetencat e tij në kuadër të përcaktuara me ligj dhe me këtë statut.
𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟏
Kryetari i qytetit merr pjesë dhe kontribuon në punën e seancave të Këshillit, dhe sipas nevojës, edhe në seancat e komisioneve të Këshillit dhe trupave të posaçëm të Qytetit të Shkupit, pa të drejtë vendimmarrjeje.
Kryetari i qytetit mund të caktojë përfaqësues të vet që do të marrin pjesë në punën e seancave të Këshillit, komisioneve të tij dhe trupave të posaçëm të Qytetit të Shkupit.
𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟐
Kryetari i qytetit, të paktën një herë në vit, sipas nevojës, me iniciativë të vet ose me kërkesë të Këshillit, e informon Këshillin për zbatimin e punëve të veçanta nga kompetencat e tij.
𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟑
Kryetari i qytetit siguron përdorimin e drejtë dhe të ligjshëm, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës së Qytetit.
Kryetari i qytetit menaxhon me pronën e Qytetit të Shkupit në interes publik dhe si një amvis i mirë.
Kryetari i qytetit është i detyruar, në menaxhimin me pronën e Qytetit të Shkupit, të ndërmarrë masa dhe të sigurojë përdorimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e saj, në përputhje me ligjin.
𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟒
Kryetari i qytetit bashkëpunon me kryetarët e komunave në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave, për çështje të përcaktuara me ligj.
𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟓
Kryetari i qytetit me vendim cakton një anëtar të Këshillit që do ta zëvendësojë gjatë pengesave ose mungesës së tij.
Vendimi nga paragrafi 1 i këtij neni merret nga kryetari i qytetit brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e marrjes së funksionit.
Vendimi nga paragrafi 1 i këtij neni publikohet në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit”.
Për paraqitjen e pengesës ose mungesës, kryetari i qytetit e njofton kryetarin e Këshillit dhe anëtarin e Këshillit që do ta zëvendësojë.