Ali Ahmeti përshëndet bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi në një subjekt të vetëm me emrin Forumi Shqiptar.

“Përshëndes me respekt dhe kënaqësi bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar.
Ky hap i rëndësishëm dëshmon se uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare, forcimin e përfaqësimit politik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Bashkimi i shqiptarëve rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit tonë kombëtar. Ky vendim i pjekur politik përcjell një mesazh të fuqishëm se interesat e qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar duhet të jenë mbi çdo dallim partiak.
Uroj që ky bashkim të sjellë edhe më shumë sukses, zhvillim dhe zë të fuqishëm për shqiptarët në Mal të Zi. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë”, shkroi Ahmeti.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull