Kryesia vendosë kundër kthimit të Fatmir Limajt në PDK

2 Min. Leximi

Partia Demokratike e Kosovës ka votuar kundër përfshirjes së kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  në listën e PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë, ka kumtuar Kreu i PDK’së, Bedri Hamza.

“Kësaj radhe z.Limaj nuk do të jetë pjesë e listës”, tha Hamza në një konferencë për media, pas mbledhjes.

Ai tha se presin që Limaj t’i mbështesë në këto zgjedhje dhe se në të ardhmen është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK’së.

 

“…e presim dhe e mirëpresim kontributin e z.Limajt  që do t’i jap PDK’së…z.Limaj në të ardhmen është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK’së”, tha Hamza.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka dërguar të enjten letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, që partia e tij të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letrën, Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“NISMA Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhej mes tjerash në letër./Reporteri.net

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull