Policia turke arreston dhjetëra pjesëmarrës në Paradën e Krenarisë në Stamboll

1 Min. Leximi

Të paktën 30 persona janë arrestuar nga policia turke në qendër të Stambollit, teksa përpiqeshin të merrnin pjesë në një Paradë Krenarie, e ndaluar nga autoritetet si pjesë e një goditjeje disa vjeçare ndaj ngjarjeve LGBTQI.

Pamjet e publikuara nga agjencia Reuters tregojnë momentet kur policia u përlesh me një grup aktivistësh që mbanin flamuj shumëngjyrësh në zemër të qytetit, përpara se t’i ndalonte dhe t’i dërgonte me furgonë policie.

- Advertisement -

Ligjvënësja Kezban Konukcu nga partia pro-kurde DEM, e cila mori pjesë në marshim, tha për Reuters se të paktën 30 aktivistë janë arrestuar gjatë ngjarjes.

Autoritetet turke prej vitesh ndalojnë organizimin e paradave të komunitetit LGBTQI, duke e justifikuar këtë me shkaqe të sigurisë publike.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull