Reagon BDI: Si po përdoren partitë shqiptare për të çmontuar barazinë

2 Min. Leximi

Shkup, 30 qershor – BDI ka shprehur shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga, siç thuhet në reagim, mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.

Kjo strategji, sipas BDI-së, është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i BDI-së:

Modeli i ri: Si po përdoren partitë shqiptare për të çmontuar barazinë

BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.

Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale.

- Advertisement -

Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë:

Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit;

Më pas, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht.

Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua.

Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit.

Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga VMRO dhe ZNAM.

BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.

BDI do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, të drejtës për përfaqësim dhe të vlerave që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, dokument që garanton paqen. .

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull