Durmishi thumbon BDI-në: Janë në krizë, s’dinë as kë të nxjerrin kandidat!

2 Min. Leximi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një intervistë për podkastin NATKAST, përveç analizës për sfidat dhe zhvillimet në Ministrinë që udhëheq, ka komentuar edhe situatën aktuale politike në kampin shqiptar, duke bërë dallimin mes VLEN-it dhe BDI-së.

Ai theksoi se skena politike shqiptare sot është e ndarë në dy blloqe të qarta dhe se vetëm njëra po ofron vizion të ri për qytetarët.
“Në realitetin politik të sotëm, në kampin politik shqiptar ekzistojnë dy blloqe të qarta: BDI dhe VLEN. Ndërsa VLEN po ndërton një ofertë të re për qytetarët, BDI vazhdon të përballet me krizën e saj më të thellë të brendshme deri më sot,” tha ministri.

- Advertisement -

Durmishi u ndal edhe te përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se BDI nuk ka më as strukturë as unitet.
“Para disa javësh paralajmëronin bojkot të zgjedhjeve lokale. Sot, nuk arrijnë as të gjejnë kuadro që do t’i kandidojnë. Dhe sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më shumë do të jemi dëshmitarë të shpërthimeve të konflikteve të brendshme. Taravari kërkon komuna, Sela kërkon komuna, po ashtu edhe satelitët e ashtuquajtur ‘Fronti Evropian’,” deklaroi ai.

Sipas ministrit, qytetarët janë lënë në plan të dytë, ndërsa protagonizmi personal po dominon në kampin e kundërshtarëve politikë.
“Në atë rrëmujë interesash personale, askush nuk flet për qytetarët. Retorika e tyre është e njëjtë: sillen sikur komunat i kanë në xhep”, përfundoi ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull