Faton Ahmeti: Të hënën Kuvendi i katërt Forumit Rinor në Tetovë, ju ftoj në të gjithve sot më shumë se kurrë,nevojitet zëri juaj i fuqishëm

1 Min. Leximi

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti njëherit sekretar i përgjithshëm i kësaj partie ka ndarë lajmin se të hënën më 30.06.2025 do të mbahet kuvendi i Forumit Rinor i BDI-së në Tetovë me moton “Trashëgimi me dinjitet, e ardhme me Guxim” në hapsirat e Restorant Arra në Tetovë me fillim në ora 20:00. Ahmeti fton rininë që ti bashkohen kësaj fryme pasi “Sot, më shumë se kurrë, nevojitet zëri juaj i fuqishëm, pjesëmarrja juaj aktive dhe përkushtimi juaj për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar për të gjithë”, shkruan Top24

E dashura rini,
Ju ftoj të hënën (30.06.) në ora 20:00, të merrni pjesë në Kuvendin e 4-t të Forumit Rinor në Tetovë. Të gjithë së bashku të zgjedhni Kryetarin, Kryesinë dhe organet e Forumir Rinor në Tetovë.
Sot, më shumë se kurrë, nevojitet zëri juaj i fuqishëm, pjesëmarrja juaj aktive dhe përkushtimi juaj për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar për të gjithë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull