Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në qershor janë rritur për 790 denarë në krahasim me majin, tregojnë të dhënat të cilat i përgatit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Sipas këtyre të dhënave, vlera e shportës minimale sindikale në qershor ishte 64.698 denarë (1051 euro), ndërsa me banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shkon në 80.073 denarë (1301 euro).
Rritja prej 733 denarë është kryesisht nga rritjet e çmimeve te ushqimi dhe pijet në krahasim me majin. Llogaritjet e LSM-së tregojnë se për ushqim dhe pije në qershor një familjeje i nevojiteshin 23 167 denarë.
“Duke i pasur parasysh të dhënat e lartpërmendura është evidente se pasi përfunduan masat aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale për dy muaj është rritur për 2 007,00 denarë, përderisa te ushqimi dhe pijet për dy muaj ka rritje për 1 678,00 denarë”, thonë nga LSM.