“Pazari” me ASH-në për Sarajin, qytetarët shpërthejnë kundër Blerim Bexhetit

1 Min. Leximi

Lajmet se Blerim Bexheti përkrah kandidaturën e mundshme të Blerand Ramadanit për kryetar të Sarajit ka ngjallur reagime të shumta tek struktura e BDI-së në Saraj të cilët vrullshëm janë ngritur kundër këtij pazari, njofton gjurme.info.

Pakënaqësia mund të shihet edhe në komentet publike në reagimin e Blerim Bexhetit.

- Advertisement -

Komentues të shumtë, publikisht i kanë kërkuar që tē mos e përkrah Blerand Ramadanin.

Qytetarët thonë se Ramadani është “ende fëmijë” për të marrë pozitë.

“rrespekt B.B dhe A.A, nese bani kualici me taravarin e prishni partien larg ati rrahman morines”, ka shkruar një qytetar.

“Jena te njejten vij me ty kryetar po nqofse ndodh qe komunen ta marin ata qe deri dje nakan luftu jo qe sqendrojm pas po do kthehemi kunder”, ka shkruar një tjetër qytetar.

- Advertisement -

“Nese lejon qe komunen te ja jep Taravarit neve njerzeve qe tkemi ndejt 24 7 afer nuk na ke die”, ka shkruar një tjetër qytetar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull