Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Kryetarja e Antikorrupsionit rrezikon deri në 5 vite burg

Përditësimi i fundit: 2025/04/25 at 1:03 PM
Publikuar April 25, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila që nga dita e djeshme është një nga të dyshuarit në rastin “Aditivët”, i ka dhënë informacione sekrete për rastet e hapura në Komision ish-drejtorit të TEC Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i cili është gjithashtu i akuzuar në këtë rast. Dimitrovska i ka dërguar të dhëna Stojanoviqit dhe individëve të tjerë të përfshirë në rastin “Aditivët” disa herë gjatë vitit të kaluar në Viber dhe WhatsApp. Informacionet e besueshme që Dimitrovska ia ka dërguar atij lidheshin kryesisht me procedurat e filluara dhe lëndët e hapura kundër disa personave juridikë dhe individëve, tani të pandehur, në rastin Aditivët, si dhe vendimet e marra në lidhje me to. Dimitrovska dyshohet gjithashtu se ka dhënë informacione nga të dhënat e mbledhura nga institucioni gjatë një inspektimi të pronës së Stojanoviqit dhe familjes së tij. Sipas Kodit Penal, kjo do të thotë që Dimitrovska përballet me dënim me burg prej tre muajsh deri në maksimum pesë vitesh. Dje, gjykata ia konfiskoi pasaportën, ndërsa iu ndalua gjithashtu të punojë në Komisionin Kundër Korrupsionit. Dimitrovska u zgjodh në krye të Komisionit për Antikorrupsion në nëntor të vitit 2023, pasi mori numrin maksimal të pikëve nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Lëvizjes Demokratike, të cilët ishin pjesë e Komisionit parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve. Ndërkaq, rasti “Aditivët”, përveç që përfshiu edhe Dimitrovskën, dje u zgjerua edhe me persona të tjerë – një e punësuar në TEC Negotinë, e dyshuar gjithashtu për zbulim të sekretit zyrtar ndaj një të dyshuari në lëndë, si dhe një i punësuar në njërën nga firmat që janë pjesë e këtij rasti, i cili sipas prokurorisë, u kishte ndihmuar drejtuesve të këtyre firmave të manipulojnë me procedurat e prokurimeve publike. Rasti Aditivët ka të bëjë me blerje të dyshimta të mazutit për EMV-në dhe TEC Negotinë, të cilat, sipas Prokurorisë, shkaktuan dëme prej gjashtë milionë euro e gjysmë. Në këtë rast, dyshohen mbi 30 persona dhe disa persona juridikë, përfshirë ish-drejtorin e EMV-së Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati, si dhe pasardhësin e tij Vasko Stefanov. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
3shi.net 25 Prill, 2025 April 25, 2025
Artikulli i mëparshëm Aksident me tre të plagosur në tunelin e Kalimashit, dy prej tyre nga Maqedonia e Veriut!
Artikulli tjetër Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Çdo i treti qytetar mendon të largohet nga Maqedonia e Veriut

    3shi.net February 17, 2025
    RMV, prej dje janë kthyer çmimet e vjetra të sigurimit për regjistrimin e automjeteve
    Filipçe: Do të bisedojmë me të gjitha partitë dhe do t’i kemi parasysh mësimet nga koalicionet e mëhershme
    Gashi: Gjuha shqipe është lodhur nga politika!
    LDK kërkon dorëheqjen e Kurtit: Po dëshmohet se VV-ja ka humbur shumicën parlamentare
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

    May 18, 2025
    Lajme

    Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbnit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

    May 18, 2025
    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?