Analisti Faruk Nevzati ka publikuar të dhëna statistikore që, sipas tij, dëshmojnë ndryshimet demografike në Komunën e Krushevës, ku shqiptarët kryesojnë për nga numri i lindjeve gjatë periudhës 2010–2024.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, nga gjithsej 1.397 lindje të regjistruara në këtë periudhë, 619 ose 44.31 për qind janë fëmijë shqiptarë.
Ndërkohë, nga 1.736 personat e vdekur gjatë së njëjtës periudhë, vetëm 222 ose 12.79 për qind i përkasin komunitetit shqiptar.
Duke u bazuar në këto trende, Nevzati vlerëson se, nëse vazhdon ky ritëm i lindshmërisë dhe struktura e re moshore e popullsisë shqiptare, deri në vitin 2040 shqiptarët mund të bëhen komuniteti më i madh etnik në Komunën e Krushevës.
Aktualisht, sipas regjistrimit të fundit, në Krushevë jetojnë 2.809 shqiptarë, përballë 4.487 maqedonasve.
“Jo Çashka, jo Bërvenica, more kshyrne Krushevën si po ndryshon!”, është mesazhi me të cilin analisti Nevzati ka shoqëruar publikimin e tij.

