Shërbyesit e policisë së Shtipit që nga mëngjesi i sotëm kanë kryer kontrolle në disa lokacione në Shtip dhe Shkup, nën dyshimin për manipulim të provimeve dhe procedurave të tjera para shërbimeve të Universitetit “Goce Delçev” në Shtip.
Sipas informacioneve jozyrtare të marra nga Press24, i dyshuari është një person i cili ka qenë i punësuar në Universitet si udhëheqës i sektorit të IT-së. Sipas dyshimeve, ky person ka manipuluar rezultatet e provimeve për një kohë të gjatë, duke regjistruar semestra pa kushte, duke fshirë notat, për të cilat ka marrë një kompensim të caktuar monetar. Sipas informacioneve fillestare, ai u ka ofruar “shërbime” të tilla kryesisht studentëve nga Turqia, të cilët studiojnë në këtë universitet në numër të konsiderueshëm.
Burimet tona zbulojnë se gjatë kontrolleve, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një shumë e madhe parash.
Ministria e Brendshme e konfirmoi rastin dhe njoftoi më shumë detaje gjatë ditës.
Kontrolle dhe arrestime në Universitetin e Shtipit, grumbuj parash të gjetura te udhëheqësi i sektorit të IT-së

Ndani këtë artikull
