Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale, ka vendosur kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve në disa lokacione të komunës, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike.
📍 Lokacionet:
• Në afërsi të Xhamisë së Re – Tophanë
• Në afërsi të teqes – Duganxhik
• Në afërsi të restorant “Fa Fa”
• Në afërsi të teqes – Tefejuz
• Rruga pas gjimnazit “Zef Lush Marku”
Apelojmë tek qytetarët që mbetjet e kurbaneve t’i hedhin vetëm në këto pika të përcaktuara, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe higjienës në lagjet tona. përcjell Zhurnal.mk .

