Izet Mexhiti ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dëshmojnë rëndësinë e ndryshimit politik dhe vullnetit të qytetarëve. Ai ka kritikuar modelin e qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit dhe ka theksuar nevojën për një bashkëpunim rajonal të bazuar në barazi dhe partneritet mes shteteve.
Duke komentuar përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Mexhiti ka theksuar se bashkëpunimi i forcave politike shqiptare mundësoi sigurimin e të paktën dy mandateve në parlamentin e ri.
“Bashkimi i forcave, bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët” janë, sipas tij, rruga përpara për shqiptarët.

