Latifi nga MEF 2025: Kalimi në energjinë e gjelbër, investim në të ardhmen dhe qëndrueshmëri

1 Min. Leximi

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO, Burim Latifi, në fjalimin e tij në Forumin e 8-të të Energjisë në Maqedoni – MEF 2025, theksoi se kalimi drejt energjisë së gjelbër dhe investimet në infrastrukturë nuk janë më një opsion, por domosdoshmëri për të garantuar pavarësi energjetike, qëndrueshmëri dhe konkurrueshmëri afatgjatë për vendin.

Latifi bëri të ditur se deri tani janë dorëzuar mbi 80 aplikime për lidhjen e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme në rrjetin e transmetimit të MEPSO-së, me një kapacitet total prej 9.000 MW. Ai vlerësoi se në një afat të shkurtër, sistemi energjetik mund të përthithë deri në 1.500 MW energji të rinovueshme, ndërkohë që fleksibiliteti i sistemit po mbështetet përmes 200 MW rezervave sistemore për balancim.

- Advertisement -

“Sfidat janë të mëdha, por me planifikim të kujdesshëm dhe udhëheqje vizionare, ne po arrijmë të menaxhojmë njëkohësisht stabilitetin e rrjetit dhe integrimin e burimeve të reja të gjelbra,” theksoi Latifi.

MEF 2025, i mbajtur në Shkup, bashkoi përfaqësues të institucioneve qeveritare, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, sektorin civil dhe organizatat ndërkombëtare, të përkushtuar në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe ekologjikisht të përgjegjshme për Ballkanin Perëndimor.

 

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull