Në postimin e tij, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, kritikon ashpër ata që, sipas tij, kanë një histori të veprimeve dhe politikave që kanë dëmtuar çështjen shqiptare. Ai thekson se përdorimi i fjalës “degradim” nga këta individë është një shprehje e frikës nga drejtësia dhe jo një analizë e vërtetë. Ibrahimi përfundon duke theksuar se ka ardhur një kohë e re, e cila meriton besim dhe veprim.
Postimi i plotë:
Ata që në CV-në e tyre e kanë Car Dushanin, Monstrën, Lagjen e Trimave, Alfën, Soravinë, amoralitetin, ligjin e branitellave, krejt punët e zeza dhe listat e zeza, janë të fundit në këtë planet që mund të flasin për “degradim të çështjes shqiptare”. Shqiptarët nuk mund të degradoheshin më shumë seç i kishin degraduar ata.
Prandaj ta dini se sa herë që e përmendin fjalën “degradim”, në kllapa është togfjalëshi “frikë nga drejtësia”. Asgjë tjetër.
Koha e tyre ka skaduar. Kjo është një kohë tjetër, që ia VLEN të besosh e të veprosh.