ESHR: Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë

1 Min. Leximi

Janë zbuluar shkelje serioze në menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe parave të fituara nga shitja e pasurisë së konfiskuar, njoftoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).

Revizorët kanë zbuluar se Agjencia për konfiskimin e Pronës nuk ka bërë kontroll të brendshëm të duhur, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë.

- Advertisement -

Janë analizuar gjithashtu raportet fiskale, në të cilat është konstatuar dobësi në menaxhim dhe transparencë.
Sipas të dhënave nga viti 2011 deri në vitin 2024, nga të ardhurat e përgjithshme nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe pasurisë të patundshme janë deklaruar vetëm 1650 miliardë denarë, ndërsa janë paguar vetëm 1205 miliardë denarë, 455 milionë denarë nuk janë paguar në buxhetin e shtetit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull