Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot në Ditën Botërore të Radios, ka vizituar Radio Televizionin e Maqedonisë, që për 80 vite ka shërbyer si shtyllë e kulturës mediatike dhe demokracisë në vend.
“Gjatë vizitës, pata mundësinë të takohem me drejtorin e përgjithshëm, z. Marijan Cvetkovski, dhe drejtoreshën e Radios, znj. Ajten Vllasaku Mehmeti. Theksova rëndësinë e radios, jo vetëm si burim informacioni, kulture dhe edukimi, por edhe si një urë që bashkon shoqërinë dhe gjeneratat. Në këtë rast, kisha kënaqësinë të ju drejtohem dëgjuesve dhe në emër të Kuvendit të shpreh mirënjohjen për punën e ekipit, ku sigurova se Kuvendi mbetet i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e mediave, përfshirë përmirësimin e kushteve, cilësisë dhe produktivitetit të tyre”, ka shkruar kryeparalmentari Gashi.
Gashi viziton Radio Televizionin e Maqedonisë: Radio, një urë bashkon shoqërinë dhe gjeneratat
