Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, Izet Mexhiti u takua me kongresmenin republikan Pete Sessions. Ata diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Mexhiti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut dhe theksoi rëndësinë e kësaj miqësie për qytetarët e të dyja vendeve.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizova një takim përmbajtësor dhe të rëndësishëm me kongresmenin amerikan Pete Sessions, që vjen nga Partia Republikane. Me kongresmenin Sessions diskutuam për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, duke u fokusuar në mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Nga takimet e vizitat zyrtare paraprake, por edhe nga kjo e tanishmja, kam kuptuar se jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e ShBA-së. Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut e ShBA-së do të intensifikohen në interes të qytetarëve e shoqërive respektive.
Edhe në këtë vizitë zyrtare, si gjithmonë, shpreha mirënjohjen dhe falënderimin në emër të popullit dhe vendit tim për ndihmën e përhershme dhe të vazhdueshme të ShBA-së ndaj nesh.