Sveçla: Spiunazhin e Serbisë do ta luftojmë me çdo kusht

1 Min. Leximi

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga gjetja e kamerave, të kamufluara në kondicionerë, në veri të vendit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ministri Sveçla ka thënë se ‘mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do t’i luftojmë me çdo kusht’.

- Advertisement -

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë. Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull