Takim për bashkëpunim ndërmjet Spitalit Psikiatrik dhe Qendrës për Punë Sociale

1 Min. Leximi

Drejtori i Spitalit Psikiatrik Shkup, Isa Avdullai, zhvilloi një takim të rëndësishëm me drejtorin e IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup, Hamza Ameti. Diskutimi u fokusua në sfidat dhe problemet që lidhen me pacientët e spitalit, për të cilët kompetenca ka edhe kjo qendër.

Gjatë takimit, u identifikuan pikat e përbashkëta dhe u ndërtua një plan për të adresuar problemet e grumbulluara ndër vite, veçanërisht për pacientët e shëruar, por të pastrehë. Avdullai vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit institucional për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe efektive.

- Advertisement -

“Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve mund të sigurojmë mbështetje të qëndrueshme për individët në nevojë,” deklaroi ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull