Mexhiti: Bujar Osmani kërkon qeveri shpëtimi për të dhe BDI-në, ne jemi të interesuar për integrim në BE

1 Min. Leximi

Në konferencën për media, liderët e VLEN-it, u pyetën nëse ata do të kishin hyrë në qeveri shpëtimi, të cilën e ka paralajmëruar kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, tha se dallimi mes tyre dhe Osmani është se ata janë thellësisht dhe sinqerisht të interesuar për ndryshime kushtetuese dhe për integrime evropiane.

- Advertisement -

Mexhiti, shtoi se kur Bujar Osmani, flet për qeveri të zgjeruar dhe për opsione tjera, ai e ka hallin e vet dhe të bashkëpunëtorëve.
“Kërkon një qeveri shpëtimi për Bujarin dhe për BDI-në dhe jo qeveri shpëtimi për qytetarët dhe për integrimin e vendit. Ato vazhdimisht kanë folur për integrimet evropiane në këto katër vite, për ndryshimet kushtetuese, për 80 deputetë në parlament, dhe gajlen e kanë patur se si t’i kenë 61 deputetë, dhe të vazhdojnë me aferat korruptive, ndërhyrjen në gjyqësi dhe prandaj listat e zeza dhe reagimet e ambasadorëve evropian janë për këto figura”, deklaroi Mexhiti.

Mes tjerash, Mexhiti, tha se VLEN-i, top prioritet apo prioritet mbi prioritetet i ka ndryshimet kushtetuese e ka integrimin e vendit në BE, luftën kundër korrupsionit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull