Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, ka siguruar blerjen e karburanteve për autobusët e transportit publik të Shkupit. Sipas informacioneve është siguruar naftë me vlerë për rreth 120 milion denarë apo rreth dy milionë euro. Mësohet se në këtë prokurim pa tender të shpallur, ka qenë vetëm një ofertues. Kjo procedurë urgjente është miratuar nga Byroja e Prokurimit Publik me urdhër të Qeverisë. Prokurimi intervenues do të kryhet deri në lidhjen e kontratës së rregullt përmes tenderit. Problemi me transportin publik në Shkup kulmoi një javë më parë kur autobusët e NQP-së mbetën nëpër garazhe për shkak të mungesës së naftës. Problemi përkohësisht u tejkalua me vendim të Qeverisë, me të cilin qytetit të Shkupit iu huazua karburant për shtatë ditë nga rezervat shtetërore të naftës.
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -