Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para gazetarëve për refuzimet e dy partive politike, PDK dhe LDK, për çështjen e presidentit, për ofertat e tij, që i quajti gjeneroze.
Kurti tha se një proces i ri zgjedhor duhet të evitohet, ndërsa ua la fajin subjekteve të udhëhequra nga Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv
“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, të cilat janë të panevojshme dhe nuk sjellin asgjë të re. Më 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet dhe po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë. Tash këta 120 deputetë, duhet t’i funksionalizojmë institucionet në plotni. Kemi Kuvend e Qeveri, duhet të kemi edhe President.
I kam ofruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të bëhet një rrokadë me kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e PDK-së. Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit, Hamza ose Vlora Citaku, kryetarë të Kuvendit. ” – tha Kurti, raporton Klankosova.tv

