Drejtori i Qendrës së Librave Amë, z. Faton Fazliu, ka deklaruar sot se ngritja e cilësisë së shërbimeve mbetet një prioritet i pandërprerë për institucionin që ai drejton. Gjatë vizitës në Qendrën e Librave Amë në Manastir, z. Fazliu zhvilloi biseda të frytshme me ekipin lokal dhe qytetarët, duke u fokusuar në nevojat dhe sugjerimet e tyre për një administratë më efikase dhe të afërt me qytetarin.
“Qytetari është dhe do të mbetet në qendër të punës sonë. Diskutuam për hapa konkretë që do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve tona – duke i bërë ato më të shpejta, më efikase dhe të lira nga pengesat. Falënderoj stafin për përkushtimin dhe qytetarët për idetë e tyre të çmuara,” u shpreh z. Fazliu.
Ai vlerësoi Qendrën e Manastirit si një model të angazhimit dhe ndryshimeve pozitive, duke theksuar se kjo frymë do të përhapet në të gjitha qendrat e tjera të Librave Amë në vend. Me moton “Në shërbim të qytetarit – punë jo fjalë”, drejtori Fazliu zotohet për hapa konkretë drejt krijimit të një administrate që i shërben me cilësi çdo qytetari.
#ShërbimeCilësore
#Manastir
#NëShërbimTëQytetarit